Krasniqi e zbulon se kush duhet të jap dorëheqje pas Shpend Maxhunit

Aktuale

Krasniqi e zbulon se kush duhet të jap dorëheqje pas Shpend Maxhunit

Nga: N.H Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 16:23
Haradinaj, Maxhuni dhe Thaçi

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj gjatë ditës ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni.

E, lidhur me këtë dorëheqje, ka reaguar edhe politologu Faik Krasniqi.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se kush e ka rendin të jap dorëheqje.

Sipas Krasniqit, radhën tashmë e ka edhe prokurori i shtetit Aleksandër Lumezi.

“Shpend Maxhuni paska dhënë dorëheqje. Kush e ka radhën tash, Aleksandër Lumezi? Malet i ruan frika, ka thënë ai i moçmi”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar gjithashtu se ka dekoruar Maxhunin me Medaljen e Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat