Ja kur fillon furnizimi me targa

Aktuale

Ja kur fillon furnizimi me targa

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njofton të gjithë qytetarët e vendit se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.

“Pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës që do të bëhet me datë: 19.11.2019, qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen te Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, thuhet në njoftim.

MPB njëherësh kërkon falje nga të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë mund t’i furnizojnë me targa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat