Milaim Zeka thotë se po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja - Bota Sot
Milaim Zeka thotë se po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja

Aktuale

Milaim Zeka thotë se po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 10:00
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milam Zeka, beson se vendi sërish do të shkojë në zgjedhje.

Ai tha se të gjitha kurthet ndaj atyre që i fituan zgjedhjet do të na dërgojnë përsëri në zgjedhje të reja.

“Po vjen era prapë zgjedhje. Te gjitha kurthet e vendosura nga nëntoka e mbitoka kosovare ndaj atyre qe i fituan zgjedhjet, si duket do të na dërgojnë përsëri në zgjedhje të reja”, tha ai.

Duke u thirrur në burime të tij brenda LDK-së, thotë se fronti kundër koalicionit me VV-në është më u fuqishëm se ai që kërkon bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit.

“Burime tepër të sigurta brenda Kryesisë të LDK-së bëjnë të ditur se blloku kundër VV-së tani është shumë më i fuqishëm se sa ai ‘për’. Shtoja kësaj heshtjen e Presidentit Thaçi.”, përfundoi Zeka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat