Detaje të reja rreth gjykimit nga rasti i abuzimit me të miturën nga Drenasi - Bota Sot
Detaje të reja rreth gjykimit nga rasti i abuzimit me të miturën nga Drenasi

Aktuale

Detaje të reja rreth gjykimit nga rasti i abuzimit me të miturën nga Drenasi

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, javën që lamë pas ngriti aktakuzë kundër 6 personave për abuzim seksual të një vajze të mitur nga Drenasi.

Rastin e Drenasit, në duar do ta ketë gjykatësja Elife Uka.

Dhe sipas Gjykatës themelore të Prishtinës, po e njëjta duhet të thërras seancën e parë gjyqësore deri më datën 30 nëntor.

Gjykata Themelore ka caktuar gjykatësen Elife Ukën në rastin e keqpërdorimit seksual të së miturës nga Drenasi.

Janë bërë më shumë se 9 muaj prej kur skandali i abuzimit seksual të një vajze të mitur nga Drenasi u bë publik.

E më 30 tetor të këtij viti Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë kundër 6 personave.

Të gjithë këta u akuzuan për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.

E po të njëjtën ditë, kjo aktakuzë është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në një përgjigje për Televizionin, Mirlinda Gashi nga zyra për informim e Gjykatës ka konfirmuar se është caktuar tashmë gjyqtarja e rastit.

“Ju informojmë se Aktakuza në fjalë ka ardhë në gjykatë dhe është regjistruar më datën 30 tetor 2019. Kjo lëndë i është ndarë gjyqtares Elife Uka. Rasti do të procedohet sipas radhës së arritjes në gjykatë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

E bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, deri më 30 nëntor, gjykatësja e rastit duhet ta thërras seancën për shqyrtimin e parë gjyqësor.

Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se kështu është i rregulluar afati ligjor, ani pse një praktikë e tillë e respektimit të afateve rrallë respektohet nga gjykatësit.

Sipas tij, gjykatësit në vend, në 98% të rasteve nuk respektojnë afatet ligjore për procesin e gjykimit. Por ai thotë se në rastin në fjalë, për shkak të presionit publik Gjykata pritet të zbatojë këto afate.

Ndryshe, në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore 3 mësimdhënës, një avokat, një rreshter dhe një zyrtar i Qendrës për Punë Sociale në Drenas akuzohen për keqpërdorim seksual të një të miture.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat