Këshilltari i Veselit: Çfarë hipokrizie nga VV dhe LDK!

Aktuale

Këshilltari i Veselit: Çfarë hipokrizie nga VV dhe LDK!

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 21:21
Avni Bytyçi

Këshilltari i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, Avni Bytyçi e ka quajtur hipokrizi pjesëmarrjen në panelin të Albulena Haxhiu nga VV dhe Armend Zemaj nga LDK, në debatin e organizuar nga KDI, për Rregulloren e Kuvendit, ku sipas tij Haxhiu dhe Zemaj kanë qenë bllokuesit kryesor për kalimin e kësaj rregulloreje.

“Draft rregullorja që është hartuar me mund të madh nga disa grupe të interesit dhe ekspertë të fushave të ndryshme, është penguar në vazhdimësi nga këto dy parti që mos të kalonte ne seancë”, tha ai.

Postimi i plotë i Bytyçit:

Cfare hipokrizie nga VV dhe LDK!

Sot me nje aktivitet te organizuar nga Instituti Demokratik i Kosoves (KDI) eshte diskutuar ceshtja e rregullores se Kuvendit. Nje akt ligjor teper i rendesishem per procedurat dhe funksionimin e brendshem te institucionit me te rendesishem legjislativ.

Per cudi, ne panel paska qene znj. Albulena Haxhiu (VV) dhe z. Armend Zemaj (LDK). Dy figurat kryesore nga dy parti qe e kane bllokuar ne vazhdimesi kalimin e rregullores se re ne kater vitet e fundit.

Znj. Albulena Haxhiu dhe z. Arben Gashj te instruktuar nga partite e tyre jane angazhuar personalisht qe te sabotojne nje pune kolektive disa vjecare te udhehequr nga Instituti Nacional Demokratike (NDI), e te mbeshtetur nga Kryeparlamentari Veseli.

Draft rregullorja qe eshte hartuar me mund te madh nga disa grupe te interesit dhe expert te fushave te ndryshem eshte penguar ne vazhdimesi nga keto dy parti qe mos te kalonte ne seance.

Per kater vite, VV dhe LDK e kane penguar miratimin e rregullores se re e cila do ta fuqizonte Kuvendin e Republikes se Kosoves ne perputhje me rolin e saj kushtetues. Do ti fuqizonte mekanizmat e kontrollit dhe mbikqyrjes dhe do ta bente procesine ligjeberes me efikas.

E tani, pas tere asaj kohe ata po mendojne qe prania e tyre ne pushtet i legjitimon ata qe punen e penguar kinse ta perkrahin tani.

Por mos te harrojne qe keto parti se bashku me minoritetet nuk do ti kene 2/3 e nevojshme per te kaluar rregulloren pa opoziten. Ndersa per PDK-ne eshte e qarte se ne nuk do t’i sherbejm bojkutuesve te institucioneve shtetrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat