Natyra Kuçi: Albin Kurti i ndërron qëndrimet kur i konvenon, PSD nuk shkon hapave të tyre

Aktuale

Natyra Kuçi: Albin Kurti i ndërron qëndrimet kur i konvenon, PSD nuk shkon hapave të tyre

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 00:22
Natyra Kuçi

Kandidatja për deputete nga PSD, Natyra Kuçi në Blic Intervistë ka thënë se Vetëvendosje është shembull që nuk duhet ndjekur, sa i përket ndërrimit të qëndrimeve dhe se partia e saj nuk do t’i ndjekë hapat e tyre.

‘’Kjo mënyrë e politikëbërjes e tregon një fundosje dhe është shembull që nuk duhet të ndjeket për ndërrim të qëndrimeve. PSD  është një parti që nuk duhet me i ndjekë hapat i VV’së, sepse për atë kemi dalë’’

‘’Ata i ndërruan qëndrimet, qoftë për ndeshjen e Kosovës, për votat e Serbisë, Bashkimin Kombëtar, karshi momentit kur atyre u duhen votat dhe për mua me të vërtetë është shqetësuese’’, ka thënë Kuçi.

‘’Albin Kurti përshtatet vetëm se a i duhen  votat dhe në cilën fazë është. Kur kishte frikë se do i humbiste votat, nuk e përmendi as Kosovën as ekipin’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat