Vetëvendosje i përgjigjet Bozhoviqit për anëtarësim në LVV

Aktuale

Vetëvendosje i përgjigjet Bozhoviqit për anëtarësim në LVV

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 00:27
Albin Kurti

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje janë deklaruar pas aplikimit që serbi Bojan Bozhoviq ka bërë për t’u anëtarësuar në Vetëvendosje.

Në një prononcim kryetari i LVV-së nga Qendra e Mitrovicës, Faruk Muja, ka pranuar që Bozhoviq ka plotësuar fletë anëtarësimin për t’iu bashkuar LVV-së, por se vendimin se a do të pranohet ose jo e merr Kryesia e Qendrës.

“Konfirmoj se Bojan Bozhoviq dje ka plotësuar fletëanëtarësimin, por sipas statutit të LVV-së, vendimin për aprovimin ose jo të kërkesës e merr Kryesia e Qendrës në mbledhjet e saj të rregullta”, ka thënë ai.

Kështu Mujka nuk e ka përjashtuar mundësinë që Bozhoviq të bëhet pjesë e Vetëvendosjes, ndërsa në këtë rast ka inkurajuar edhe të tjerët nga komuniteti serb dhe komunitetet tjera që të bëhen pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Përndryshe mirëpresim dhe inkurajojmë interesimin dhe anëtarësimin e çdo qytetari të ndershëm dhe patrioti i cili respekton sovranitetin dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Mujka.

Sipas tij, në Vetëvendosje është i mirëpritur kontributi i secilit qytetar të etnive tjera.

“Posaçërisht mirëpresim kontributin e qytetarëve të etnive tjera jo shqiptare duke u bazuar në politikat e Lëvizjes mbi barazinë dhe mundësitë e barabarta të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Bojan Bozhoviq që vjen nga komuniteti serb dhe jeton në Zubin Potok, ka bërë dje kërkesë që të bëhet pjesë e partisë së Albin Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se ka aplikuar gjatë ditës së djeshme në selinë e Vetëvendosjes në Mitrovicë, ku më pas ka kontaktuar edhe me disa persona në Kryesinë e Vetëvendosjes, ndonëse ende s’ka marrë një përgjigje përfundimtare.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Bozhoviq ka shkruar se pret përgjigje pozitive nga LVV-ja, pasi që siç thotë politika e tij është në përputhje me politikën e Albin Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat