Vrasja e Ferdinand Gjinit, avokati Koci thotë se nuk ka asnjë provë që dëshmon fajësinë e klientit të tij

Aktuale

Vrasja e Ferdinand Gjinit, avokati Koci thotë se nuk ka asnjë provë që dëshmon fajësinë e klientit të tij

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 14:50
Seanca

Gjykata e Pejës të enjten shpalli fajtor Bekim R. dhe e dënoi atë me 15 vite burgim, me akuzën se ai kishte paguar dy persona në vitin 2012 për vrasjen e Ferdinand Gjinit.  I ndjeri u vra në vitin 2014.

Rreth këtij vendimi, io kontaktoi me avokatin e të akuzuarit, Bekmi.R, Arianit Koci.

Ai tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor ka pasur shkelje të mëdha procedurale dhe materiale.

“Sipas ligjeve të aplikueshme dhe Kushtetues së Republikës se Kosovës, klienti im ende konsiderohet i pafajshëm.”

“Gjykata për këtë çështje penale ka vendosur ne shkallën e parë. Ne kemi të drejtë ankese edhe në dy shkallë.”

“Sidoqoftë, jam i bindur se ankesa ime do të aprovohet, për shkak se gjatë shqyrtimit gjyqësor ka pasur shkelje të mëdha procedurale dhe materiale.”

“Për me tepër, propozimet  e përsëritura të mbrojtjes për nxjerrjen e provave kyçe, janë refuzuar nga ana e gjykatës.”, u shprehë Koci.

Tutje, ai shtoi se asnjë provë nuk e ngarkon klientin e tij.

“Asnjë prove kredibile nuk e ngarkon klientin tim. Asnjë. Aktgjykimi bazohet në dëshminë e një personi i cili për të njëjtën çështje ka qenë njëherë i dënuar me 18 vite.”

“I njëjti, tani në cilësinë e të bashkakuzuarit e ndërron komplet dëshminë – duke e implikuar klientin tim. Natyrisht, për këtë tani ai po gëzon benificione.”

“Dëshminë e tij mundohet – pa sukses, ta mbështesë dëshmitari bashkëpunues.”

“Theksoj se ka pasur mos përputhje te mëdha në mes të mbrojtjes që e ka dhënë i bashkakuzuari, dhe dëshmisë së dëshmitarit bashkëpunues.”

“Ka shumë shkelje ligjore dhe procedurale në këtë aktgjykim të shkallës së parë, dhe jam shume kurioz se si do ta arsyetoj gjykata këtë vendim.”

“Thjesht, ky proces i ka ngjarë filmit triler: gënjeshtra, hedhje e fajit dhe spekulim.”, u shprehë avokati i njohur.

Në fund Koci tha se ka besim të madh që Gjykata e Apelit do ta kthej këtë çështje në rigjykim.

“Asgjë nuk është vërtetuar. Sidoqoftë, kam besim të madh se Gjykata e Apelit këtë çështje do ta kthej në rigjykim.”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat