Koloneli shqiptar kërkon ngritjen e qytetarëve: Populli i pushtuar nga politikanët, ata po sillen më keq se sa një pushtues i huaj

Aktuale

Koloneli shqiptar kërkon ngritjen e qytetarëve: Populli i pushtuar nga politikanët, ata po sillen më keq se sa një pushtues i huaj

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 15:14
Koloneli shqiptar Hajro Limaj

Drejtor i Institutit të Politikave te Sigurisë Kombëtare dhe ish-atasheu shqiptar në Turqi, kolonel Hajro Limaj, ka kërkuar që të bëhet arrestimi i përgjegjësve të cilët lejuan ndërtimin e objekteve të dobëta të banimeve të cilat i shkatërroi tërmeti i 26 nëntorit.

Ai përmes një reagimi për media, ka marrë shembullin e Turqisë, kur tërmeti i vitit 1999 ndodhi në këtë vend,  u arrestuan  275 veta nga të cilët 191 qeveritare, kryetarbashkish, zyrtare, ndërtues, urbanist etj.

Reagimi i plotë:

PROJEKTUESIT,NDERTUESIT DHE KRYETARET E BASHKIVE PERGJEGJESE DUHET TE ARRESTOHEN DHE TE SHKOJNE NE BURGJE

 

KOLONEL HAJRO LIMAJ

Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare

 

Ne 17 Gusht 1999, kur ra termeti ne Izmit, me magnitude 7.6 balle ,ne veri te Stambollit ,une ndodhesha atashe ushtarak i Shqiperise ne Turqi.Edhe ne Ankara pati tronditje jo te vogla,sa te gjithe dolem jashte nga shtepite.Fatkeqesia ishtë shume e madhe .

 

Tërmeti me magnitudë 7.6 që zgjati për 45 sekonda, rrafshoi pjesë të tëra të qytetit të Izmitit. Bilanci ishte tragjik: mbi 18.000 të vdekur, 50 mijë të plagosur e 300.000 të pastrehë.

Ekspertiza me urgjence vertetoi se sa shumë ndërtesa ishin ndërtuar ne kundershim me ligjet e urbanistikes dhe se krahas kesaj laboratoret vertetuan se ishin perdorur materiale ndertimi jo cilesore.

Kryeministri , Bulent Exhevit,politikani qe nuk ishte akuzuar asnje here per korrupsion dhe me respektuari per keto virtyte kur zbriti nga helikopteri me te shoqen ne Izmit dhe pa nga afer ate gjemëe me qetesine e moshes qe e shoqeronte tha” Prokuroria me njoftoi se ka filluar arrestimet ndaj fajtoreve qe na sollen kete tragjedi “. Dhe me nje shpejtesi kohore u arrestuan 275 veta nga te cilet 191 qeveritare,kryetar bashkish,zyrtare,ndertues,urbanist etj.Fajtoret e sizmikes,te lejimit te ndertimeve ne zona te pa pershtateshme,te projektimeve te gabuara, te ndryshimit te projektit , te kateve shtese nga projekti miratuar,të materialve te ndertimit jo cilesore, etj. Ata u denuan nga 15-20 vite burg dhe 100 te tjere nga kompanite e sigurimeve apo agjensi te tjera me nga 10 vjet burg.Dhe hetime me gjykimet nuk u zvarritën,por filluan me njëe here dhe fajtoret shkuan mbas hekurave.

Per ta nderkombtarizuar kete fatkqesi, me helikotera ushtarake, te gjithe perfaqesuesit ushtarak të akredituar ne Turqi shkuam për të parë në vend këtë tragjedi…

 

Me dhimbje populli shqiptar shikon humbjen e jetes se 51 qytetareve tane dhe shkaterrimin e ndertimeve ne Durres Shijak,Lezhe , në hapsirat qe shtrihen deri në Tiranë .Nga lekundjet e shumta te pas goditjeve mbas termetit shumica e popullsise se Durresit dhe Tiranes jane larguar ne qytete te tjera.

Por cuditërisht pushteti gjyqesor, qe ne fillim duhet te jete prokuroria eshte ne gjume. Deri tani nuk kanë filluar asnje procedim penal ndaj policies ndertimore qe ka lejuar ndertimet pa leje ne zonat e kenetes,ndaj projektuesve dhe ndertuesve te pallateve qe u rrezuan, ndaj ndertuesve qe kane ndryshuar projektin e miratuar dhe kane shtuar kate jashte kritereve,vecanersiht Tirana.Qytetaret prejkohesh kane reaguar ndaj ketyre shkeljeve ligjore nga kryetaret e bashkive, te cilet nuk kontrollonin ndertimet qe u kishin dhene leje .Perse ?. Sepse oligarkët e ndërtimeve kane qene bashkepuntore me kryeministrat,kryetaret e bashkive dhe institucioneve te tjera qe paguhen nga populli,ndersa ata nga mania per tu pasuruar pa drejtesisht sot po varrosin nje pjese te popullit,ndersa te tjeret hedhen ne rruge.Kjo fatkeqesi tregoi edhe dobsite e medha te mbrojtjes dhe sigurise civile.Qytetaret duan garancine e jeteses ne godinat e tyre,por inxhinjerat e bashkise vine me duar ne xhepa,pa aparaturat NDT te cilat masin gjendjen e hekurit dhe betonit ne shtyllat kryesore te pallatit.

Deklarimi I kryeministrit Rama per ndeshkimet me kete teme nuk duhet te pranohet kurre per kohen e ardheshme,por per kete fatkeqesi te tanishme te gjithe fajtoret duhet te kalojne ne site.Nese ecet me kete mendim,

populli shqiptar duhet te ngrihet ne kembe dhe ti kerkoje mbeshtetjen e Amerikes e Bashkimit Europian per fshirjen e gjithe kesaj klase politike qe per 30 vjet shkaterroje te gjithe strukturat dhe elementet kryesor te funksionimit dhe kontrollit te shtetit.Prandaj arrestimi dhe burgosja e te gjithe projektuesve,ndertuesve dhe kryereve te bashkive apo kryeministrave te cilet ne kundershtim me ligjet kane lejuar ndertimet ne zonat e rrezikeshmë apo kane dhene leje pallatesh të pa studjuar apo duke lejuar shtesa katesh te tjera nuk duhet ti shpetojne denimit te merituar.Krahas denimeve fajtoreve duhet tu sekuestrohen te gjitha pasurite e fituara nga keto veprimtari te kundraligjeshme me pasoja jetesore.

Populli dhe Shqiperia jane te pushtuar nga pushtetaret pushtues.Ata po sillen me kete pupoll shumëe me keq se sa nje pushtues i huaj.Te gjithe lideret e partive dhe kryeministrat me qeverite e tyre nuk ndryshojne asnjëe1 % nga njeri tjetri.Prandaj pa shkuar mbas hekurave oligarket dhe mashtruesit me qeveritaret lokale vendi jone nuk do te kete qetesi dhe siguri. Krahas kesaj asamblete dhe kryesite e pallateve të bejne urgjente akuzat ne prokurori ndaj te gjithe atyre qe u kane sjellur pasoja jetesore dhe pasurore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat