U tha se ka ndërruar jetë dëshmitarja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, dalin detaje të reja

Aktuale

U tha se ka ndërruar jetë dëshmitarja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, dalin detaje të reja

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 16:29
Oliver Ivanoviq, Silvana Arsoviç

(E plotësuar) - Lajmi i publikuar në disa media për vdekjen e Silvana Arsoviq, ish-administratores në zyrën e politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviq, është demantuar nga kryetarja e Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Ksenija Bozhoviq.

“Silvana është gjallë. Ajo ndodhet në spital për shkak të disa problemeve me tensionin’, ka thënë për kp Bozhoviq.

Ajo ka paralajmëruar padi për ata të cilët kanë publikuar lajmin për vdekjen e Arsoviqit.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë para dy ditësh ndaj Silvana Arsoviq, nën dyshimin për veprën penale ‘ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë’.

Vdes serbja e akuzuar për vrasjen e Ivanoviqit, dyshohej se i ndali kamerat në momentin e vrasjes

Ka vdekur sot Silvana Arsoviç, ish administratore e zyrës së politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviç.

Burimet e io kanë thënë se vdekja konsiderohet e dyshimtë pasi vjen vetëm pak ditë pas ngritjes së aktakuzës ndaj saj nga Prokuroria Speciale.

Kjo e fundit ka bërë të ditur se Silvana Arsoviç, duke bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit që kanë qenë në koordinim për vrasjen e Oliver Ivanoviq, ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Sipas Prokurorisë ajo ka bërë krijimin e kushteve dhe mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që në kohën e aktit të kryerjes së vrasjes së të ndjerit Oliver Ivanoviq, e pandehura ka qenë në dijeni se kamerat e sigurisë në zyrat e “SDP”-së kanë qenë të ndalura në mënyrë të dhunshme, duke u ç’kyqur nga rryma, me ç’rast ju është mundësuar lehtësim të dyshuarve që të mos incizohen nga kamerat e sigurisë, kur të kryhet akti i vrasjes ndaj të ndjerit Oliver Ivanoviq.

E njëjta më 16 janar 2018, në ora 08:16 menjëherë pas vrasjes së Oliverit ka aktivizuar kamerat e sigurisë në zyrat e partisë “SDP”, e cila ka qenë duke punuar si administratore në këto zyre dhe si person i vetëm në objektin e përmendur në kohën kur është kryer vrasja.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë Speciale e pandehura ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë” nga neni 179 i KPK-së lidhur me nenin 33 paragrafi 2 të KPRK-së.

Mbetet të shihet nëse trupi i pajetë i Silvana Arsoviç do të dërgohet në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për tu zbardhur e vërteta e vdekjes, apo ajo do të transportohet nga serbët drejtë Serbisë për të mbetur vdekje enigmatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat