Këshilli Prokurorial dhe Policia bëhen me sistem elektronik për shkëmbim të të dhënave - Bota Sot
Këshilli Prokurorial dhe Policia bëhen me sistem elektronik për shkëmbim të të dhënave

Aktuale

Këshilli Prokurorial dhe Policia bëhen me sistem elektronik për shkëmbim të të dhënave

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 12:06
Pamje nga takimi

Nga sot Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mund të bëjë shkëmbimin e të dhënave në mënyrë elektronike me Policinë e Kosovës, pasi sot ky institucion ka lansuar ndërlidhjen e sistemeve elektronike.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni tha se përmes këtij sistemi elektronik  sistemi prokurorial do jetë më transparent, llogaridhënës dhe prokurorët do të jenë më efikas në zgjedhjen e lëndëve penale.

Derisa tregoi se sistemin SMIL  Këshilli Prokurorial e ka realizuar me regjistrin civil dhe organizatat e bizneseve, Hyseni thotë se një bashkëpunim të tillë presin që në vitin 2020 ta kenë edhe me Këshillit Gjyqësor dhe  Odën e Avokatëve të Kosovës.

Sipas tij përmes sistemit elektronik për shkëmbimin e të dhënave kursehet koha për dorëzim të lëndëve penale, kursen pajisjet për skanim,  por mbi të gjitha ruhen lëndët.

Hyseni:Përmes këtij sistemi lëndë t penal do të ruhen të mos humben

“Sot po e lansojmë këtë të arritur sepse tani po e krijojmë dhe po e lansojmë projektin me i regjistrua të gjitha lëndët penale, provat, dëshmitë plotësuese edhe me Policinë e Kosovës. Synimet tona janë që në vitin 2020 kjo ndërlidhje të jetë edhe me gjykatat dhe natyrisht të krijojmë një sistem ku të gjitha institucionet e sundimit të ligjit do t’i regjistrojmë lëndët dhe do t’i menaxhojmë përmes sistemit...Ka benifite të shumta edhe për institucionit e Prokurorit të Shtetit, por edhe për Policinë e Kosovës duke filluar nga kursimi i kohës për dorëzim të lëndëve fizike, kursimin në kopjimin e lëndëve me njerëz shtesë që duhet me i kopjua, është kursimi në pajisjet për skanim...Kryesorja është nuk do ketë mundësi që lëndët e pranuara më të humben”, tha Hyseni.

Një bashkëpunim të tillë e ka mirëpritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Rashit Qalaj i cili tha se përmes këtij komunikimi online po rritet edhe niveli i transparencës.

Sipas kjo mënyrë e komunikimi po lehtëson edhe qasjen më të lehta në informata për qytetarët, prandaj shprehu vullnetin që një ndërlidhje të tillë përmes sistemi online SMIL ta kenë edhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Qalaj: Ky komunikim ofron mundësi për funksionim më të mirë të Prokurorisë dhe Policisë

“Komunikimi elektronik i Policisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial është i një rëndësie të veçantë. Besoj që përveç që ka qenë një nga standardet që na është kërkuar dhe është dashur të jetë shumë më herët ka një rëndësi për shkak të transparencës dhe për shkak të funksionimit sa më të mirë në mes të Prokurorisë dhe Policisë. Mirëpo këto dy sisteme edhe nëse janë ndër sistemet më të mira në botë ato ne duhet t’i furnizojmë me dokumente, të dhëna në mënyrë që lëndët të jenë më të kompletuara”, tha Qalaj.

Ndërlidhjen e këtij sistemi elektronik e prezantoi, Nexhat Haziri i cili tha se ky sistem përfshinë teknologjinë më të avancuar përmes të cilit kontrollet një lëndë penale që nga momenti i pranimit në Prokurori e deri tek vendimi.

Haziri: Përmes këtij sistemi e menaxhojmë komplet një lëndë penale

“Përmes SMIL na e menaxhojmë komplet procesin të një lënde prej momentit që pranohet në Prokurori e derisa të dorëzohet ajo lëndë në Gjykatë duke përfshirë edhe pjesën e ankimimit deri në formën finale ose vendimin e prerë. Pra, fillimisht ne e bëjmë regjistrimin dhe regjistrimi bazohet në këto të dhëna duke filluar nga numri i lëndës, shqyrtimi i dokumentit, listën e dokumenteve, vendosjen e të gjitha palëve pavarësisht statusin e tyre nëse ka të bëjë me pasuri të konfiskuara paraqiten ato e deri tek pjesa e fundit që është caktimi i prokurorit”, u shpreh Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat