Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka publikuar projektin r ndërtesave me apartamenteve të cilat do të ndërtohen në Thumanën.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli.
Postimi i plotë:
Të dashur miqtë e mi,
Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.