Deputeti i VV-së: Njëherë të formohet Qeveria, më pas flasim për postin e Presidentit

Aktuale

Deputeti i VV-së: Njëherë të formohet Qeveria, më pas flasim për postin e Presidentit

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 11:48
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka reaguar në lidhje me përfshirjen e postit të Presidentit në marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Bajqinovci ka theksuar se marrëveshja VV-LDK në gurëthemel ka vendosje e rendit dhe ligjit dhe çdo bisedë për ndarjen e përgjegjësive duhet të fillojë nga ky parim.

“Ne duhet të tregojmë kujdes që të mos i qasemi konceptimit të rolit të presidentit në mënyrën e njëjtë sikurse koalicionet e kaluara” shkruan Bajqinovci.

Ai thekson se marrëveshja për presidentin duhet të bëhet pas formimit të Qeverisë.

“Marrëveshja për Presidentin duhet të sigurojë parime e kritere për profilin dhe vlerat që duhet t’i ketë presidenti i ri. Kjo marrëveshje duhet të arrihet tek pas formimit të qeverisë.”

Postimi i plotë:

Duhet të kemi parasysh që marrëveshja politike ndërmjet LVV dhe LDK, është ndërtuar në dy vite opozitarizëm aktiv, ndaj një qeverisje të tmerrshme me të cilën është përballur vendi. Marrëveshja jonë, gurin themeltar e ka rivendosjen e rendit dhe ligjit, ma shqip i bjen çkapjen e shtetit. Çdo bisedë për ndarjen e përgjegjësive shtetrore, duhet të fillojë nga ky parim.

Presidenca aktuale është një nga institucionet më të dedikuara në deformimin e sistemit të drejtësisë dhe të sigurisë. Ne duhet të tregojmë kujdes që të mos i qasemi konceptimit të rolit të presidentit në mënyrën e njëjtë sikurse koalicionet e kaluara.

Marrëveshja për Presidentin duhet të sigurojë parime e kritere për profilin dhe vlerat që duhet t’i ketë presidenti i ri. Kjo marrëveshje duhet të arrihet tek pas formimit të qeverisë.
Keto vlera, nuk mund të vihen në kundërshtim me atë për të cilën jemi marrë vesh: ribërjen e shtetit ligjor dhe çkapjen e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat