Bytyqi takohet ministren e Arsimit të Shqipërisë

Aktuale

Bytyqi takohet ministren e Arsimit të Shqipërisë

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 13:22
Pamje nga takimi

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar sot në Tiranë me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini.

Gjatë këtij takimi është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet në arsim dhe shkencë mes dy vendeve.

Ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë theksuan bashkëpunimin e mirë që ka ekzistuar deri më tani, ndërsa theksuan se ka hapësirë për bashkëpunim edhe më të madh në shumë segmente.

Gjatë këtij takimi, Bytyqi dhe Shahini u pajtuan se një bashkëpunim më i madh mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ndikojë që të dy shtetet të ofrojnë arsim sa më cilësor për fëmijët dhe të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat