Përfundon takimi Kurti-Mustafa - ja për çka janë marrë vesh

Aktuale

Përfundon takimi Kurti-Mustafa - ja për çka janë marrë vesh

Më: 7 janar 2020 Në ora: 15:08
Pamje nga Kuvendi

(E plotësuar) - Takimi tri orësh në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe të parit të LDK-së, Isa Mustafa ka përfunduar.

Por përpos takimit të sotëm, një i ngjashëm pritet të zhvillohet edhe nesër.

Lidhur me këtë u deklarua zëdhënësi i LDK-së, Besnik Mustafa.

Kurti nuk u pa farë në dalje, por Mustafa ishte pak fjalësh. E vetmja gjë që deklaroi Mustafa ishte se nuk është hidhëruar me Kurtin.

“S’jemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, tha shkurt Mustafa.

Siç duket dyshja ende nuk po arrijnë dot që të pajtohen për lidhjen e koalicionit bashkëqeverisës.

Edhe tre muaj pas zhvillimit të zgjedhjeve në vend është konstituar vetëm Kuvendi i Kosovës, teksa përbërja e qeverisë së re nuk po arrihet ende.

Se çfarë do të ndodhë sërish pas takimit të nesërm, apo a do të ketë ndonjë zhvillim pozitiv në këtë drejtim, mbetet të shihet

***

Ka përfunduar takimi ndërmjet  zyrtarëve të LDK-së dhe VV-së.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, pas takimit para mediave ka thënë se edhe nesër do të zhvillohet një takim tjetër ndërmjet këtyre dy partive, shkruan “Bota sot”.

Ndërsa, nuk ka dhënë kohën se kur do të mbahet ky takim.

Për më tepër, ai nuk ka dashur që të komentoj më shumë rreth takimit të sotshëm.

****

Kanë kaluar më shumë se një 1 orë e 30 minuta që nga koha kur lideri i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë filluar një takim për të tentuar të arrijnë një marrëveshje koalicioni.

Nuk dihet nëse takimet në nivel të kryesisë, që të dy liderët kanë mbajtur dje dhe sot, kanë ndikuar që të ketë marrëveshje.

Ky takim i tyre po ndodhë pas sa ditëve ‘idhnim’ . Albin Kurti sot përfundoi një takim me Kryesinë e Partisë. Dje ai takoi edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që ia dha 48 orë afat për ta dërguar propozimin për mandatar.

Kujtojmë se VV dhe LDK nuk janë takuar nga koha kur Kurti publikoi videomesazhin e parë, ku fajësoi LDK-në për mosarritje të koalicionit qeverisës, dhe sidomos raportet mes dy subjekteve u thyen kur VV njëanshëm votoi Glauk Konjufcën kryekuvendar.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka konsideruar punë të kryer çështjen e kreut të Kuvendit të Kosovës, që sipas marrëveshjes së parë me LDK-në, i takonte partisë së Isa Mustafës.

***

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa janë takuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ky takim ka ndodhur pas mbledhjes së Kryesisë së VV-së, ndërsa, nga LDK një ditë më herët pas mbledhjes së Kryesisëu tha se janë  dakorduar  që të vazhdohet negociata me VV-në.         

Ky takim është i pari pas disa kohësh mes dy krerëve të dy partive të cilët synojnë të bashkëqeverisin dhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Fillon takimi Kurti e Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa janë duke u takuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së VV-së, Albin Kurti është drejtuar për në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, Mustafa pati mbledhjen me kryesinë e LDK-së një ditë më herët dhe u tha se kishin rënë dakord që të vazhdohet negociata me VV-në.

Ky takim është i pari pas disa kohësh mes dy krerëve të dy partive të cilët synojnë të bashkëqeverisin dhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

***

Sapo ka filluar takimi mes kreut të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa. 

***

Kurti-Mustafa pritet të takohen në orën 15:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet në orën 15:00 me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkohe ende nuk dihet se ku do të mbahet takimi, duke qenë se dy partitë deri tash janë takuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky do të jetë takimi i parë mes dy liderëve pas zhvillimeve të 26 dhjetorit prej ku Glauk Konjufca u zgjodh në krye të Kuvendi të Republikës së Kosovës.

Kurti përmes një videomesazhi dje ka treguar se ka provuar që ta kontaktojë Isa Mustafën megjithatë ky i fundit nuk është përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat