Skenari që VV-në e LDK-në mund t’i lë jashtë Qeverisë, Bajraj tregon formulën

Aktuale

Skenari që VV-në e LDK-në mund t’i lë jashtë Qeverisë, Bajraj tregon formulën

Më: 8 janar 2020 Në ora: 12:47
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Veprimtari Fatmir Bajraj thotë se, LDK-ja ka një ish-partner koalicioni me të cilin nuk bashkëqeverisë më, e kjo sipas tij është PDK-ja.

Ai thotë se një vendim i tillë nuk vlen për subjektet tjera shqiptare, andaj mund ta bëj Qeverinë pa VV-në e PDK-në, nëse është interes i vendit.

Bajraj përmes një postimi në Facebook, pohon se nëse LDK-ja dhe VV-ja nuk duan ta bëjnë Qeverinë njëra pa tjetrën atëherë këtë do ta bëj PAN-i me pakicat.

Postimi i plotë:

Opsioni që "gozhdon" Kurtin !

Bëjeni ose ikni !

VV-ja, "cungu" n'udhe"

- Deshtimi i juaj (VV) n'formimin e Institucioneve, nxjerrë n'siperfaqe opsionet alternative të gjenerimit, ngase shteti nuk është pronë e juaja dhe as ju padron i tij.

- Largimi i "cungut" nga rruga për t'hapur atë duhet të ndodhë.

- LDK-ja, ka një ish partner koalicioni me t'cilin nuk bashkëqeverisë më, dhe kjo është PDK-ja, por ky vendim nuk vlenë edhe për subjektet tjera shqiptare n'Parlament dhe pakicat, kësisoji ; mund t'a bëjë Qeverinë pa VV-në e PDK-në, nëse është interes i vëndit.

- Nëse LDK & LVV, nuk duanë t'bëjnë Qeverinë njëra pa tjetrën, atëherë atë e bëjnë të tjerët jashtë tyre , PAN-i+pakicat.

Kështu e thot edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila është ma gjeneroze se sa "analizat e analistave" të VV-së dhe konstitucionalisti i saj, profesor Riza Smaka & CO !

Poqëse zgjidhni t'mbesni "cung", është zgjidhje e juaja, por rrugën do t'a hapim duke larguar edhe "cungun" !

f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat