Detaje të padëgjuara nga takimet e fshehta të Thaçit e Kurtit

Aktuale

Detaje të padëgjuara nga takimet e fshehta të Thaçit e Kurtit

Nga: A.J Më: 10 janar 2020 Në ora: 10:47
Kurti,Thaçi

Ish deputeti i PSD-së Frasher Krasniqi në një emision televiziv ka sulmuar keq ish partinë e tij Vetëvendosjen, ku sipas tij kapka e shtetit do të ndodh pikërisht nga Vetëvendosja por më një logjikë ndryshe që kinse po behet për të venë drejtësi.

"Vetëvendosja ka me vazhdua me të njëjtën logjikë me kapjen e shtetit, por do të thonë se kjo bëhet për të vënë drejtësi", ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu ka treguar se Vetëvendosje e quan tradhti kombëtare takimet me serbet derisa takimet e tyre më zyrtarët serb i quan normale.

“Vetëvendosje konsideron se më u taku fshehtas më Gjuriqin po e vejmë Xhelal Sveçla kjo nuk është problem, kushdo tjetër që ish taku më të ish konsideru tradhti kombëtare.

Më u taku më Hashim Thaçin qoftë tinëz që është takuar zotëri Kurti qoftë publikisht më Thaçin, kjo për Vetëvendosjes është në rregull dhe kushdo tjetër që ish taku më Thaçin kishin thanë që po i përulen Thaçit po i dorëzohen Thaçit është tradhtar i kauzës i ndryshimit” ka thënë nder të tjera ish deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi.

Kurse në pyetjen se kur është takuar Albin Kurti e Hashim Thaçi, ai ka thënë se

“Ka pas disa takime të cilat nuk i ka mohuar vetëvendosja dhe që kane qe në edhe takime të fshehta, dhe nuk po dua të lëshohem në kësi diskutimi vetëm po dua që shpjegua se çka është morali i dyfishtë. “As Vetëvendosje e as Hashim Thaçi asnjëherë nuk e kanë mohuar takimin që do të thotë se ata janë takuar” ka thënë një studio televizive ish deputeti i PSD-së Frasher Krasniqi, përcjell “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat