Zyrtari i LDK’së, Bardhyl Meta, ka thënë në emisionin Pressing se subjekti të cilit i takon i ka bërë të qartë ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, se kanë vullnet për lidhjen e koalicionit me VV’në.
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, dhe ish shefi i misionit të OSBE’së në Kosovë, William Walker, kanë vizituar sot zyret e LDK’së ku temë kyçe ka qenë lidhja e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen.
“Qëndrimi ynë ishte lidhja e koalicionit me VV’në”, ka thënë Meta.
Tutje ai ka shtuar se përgjegjësia për lidhjen e koalicionit mbetet mbi VV’në, si parti fituese e zgjedhjeve dhe Albin Kurtin.