Gani Geci: LDK e LVV nuk po dinë ka me ia majtë, qafën donë me thy!

Aktuale

Gani Geci: LDK e LVV nuk po dinë ka me ia majtë, qafën donë me thy!

Nga: N.Sh. Më: 20 janar 2020 Në ora: 11:01
Gani Geci

Ish-deputeti i Republikës së Kosovës, Gani Geci i ka komentuar zhvillimet politike që po ndodhin në Kosovë.

Geci konkretisht ka folur për LDK-në dhe LVV-në, pasi si dy partitë fituese të zgjedhjeve nuk po munden që të arrijnë koalicionin e shpresës, për të qeverisur me vendin.

Këtë madje e konfirmoi edhe vet Albin Kurti përmes një video mesazhi, ku tha se akoma nuk kanë arritë koalicionin, mirëpo pret që këto ditë të takohen me LDK-në për të arritur më në fund koalicioni e shumë përfolur.

E për këto zhvillime politike, Geci me anë të një mesazhi popullor, pra që nga koha e rinisë së tij, e që e ka mbajtur në mendje, sot e ka karakterizuar atë.

Ai thotë se LDK-ja e LVV-jë jaën hypyr mjaftë lartë se që nuk po dinë me ka të ia mbajnë.

Ai shton se donë me u rrëzu e me thy qafën.

Pra këto fjalët e Gecit janë pas fitorës së partive politike, mirëpo po tregohen jo të gatshme, madje as që po dinë të arrijnë marrëveshjen e mirëbesimit për të bashkqeveriuse.

Postimi i plotë:

I kemi pas ni nip të pleqëve Osman Havollin edhe vishin me nejt te na ka një javë rrishin.

Unë isha i ri atëherë dhe ju bajsha hyzmet e ni dit me tha ngo ti daja i vogël:

Kur të rritesh, kurrë mos lakmo hyp nalt me vnu sanen pa i pas këta që ta dhanë sanen nga poshtë të besueshëm, ma mirë rri poshtë e jepjav sanen tjerëve qe dojn me hyp nalt.

Pse nipash me nejt poshtë ma mirë nalt?!

Me hyp nalt me vnu sanen e mos me i pas kta poshtë të besueshëm që edhe ta japin edhe të tregojnë kah po shkon sana e mullari se rrëzohesh me gjithë sanë, e me mullarë e munesh edhe me thy edhe qafën e me kanë në tokë ma mirë është.

Pra, nëse këta që janë poshtë nuk i tregojnë kah me ja majtë, ati që është nalt ai kurrë se sheh vetën, kah është tu ja majtë,edhe pom doket se qetyne tonve qe janë hip naltë edhe të LVV-së edhe të LDK-së nuk po ka kush me ju tregue kah jan tu ja majtë e pak pa ja qitë lmeztë po don mu rrëzu qafën don me thy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat