Veprimtari Bajraj me një reagim të ashpër ndaj Albin Kurti, jep alarmin dhe tregon se cili është qëllimi i liderit të VV-së - Bota Sot
Veprimtari Bajraj me një reagim të ashpër ndaj Albin Kurti, jep alarmin dhe tregon se cili është qëllimi i liderit të VV-së

Aktuale

Veprimtari Bajraj me një reagim të ashpër ndaj Albin Kurti, jep alarmin dhe tregon se cili është qëllimi i liderit të VV-së

Nga: N.H Më: 20 janar 2020 Në ora: 16:20
Albin Kurti

Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, i është drejtuar kandidatit për kryeministër Albin Kurtit, pasi Lëvizja Vetëvendosje së fundit propozoi kryetarin e saj, si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Lidhur me ketë, Bajraj ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes ka vrarë Qeverinë e shpresës, përcjell “Bota sot”.

Bajraj gjithashtu ka thënë se mbajtja për vete e Lëvizjes Vetëvendosje dy pozicione kushtetuese, Kryeparlamentarit dhe Kryeministrit në mënyrë arbitrare dhe lërja e pozitës së Presidentit, si post të diskutueshëm dhe jo apriori si e drejtë e partnerit të koalicionit, LDK-së, tregon qartë dhe fuqishëm, se VV-ja e do pushtetin absolut qeverisës mbi institucionet e vendit.

Tutje, në shkrimin e tij ai thotë se sjellja uzurpuese, përvetësuese dhe gllabëruese e VV-së në kapjen e tre pozitave kryesore kushtetuese në raport me LDK-në si partner potencial koalicioni, është shqetësuese dhe për partinë e Mustafës, bënë detyrimin e ngritjes së alarmit nga një rrezik i real i rrëshqitjes së vendit në një diktaturë të papresedan.

Ja shkrimi i Bajrajt i plotë:

Image
Fatmir Bajraj

Kurti vret Qeverinë shpresës!

Përgjigja e fundit e z.Kurti për LDK-në dhe liderin e saj, akademik Isa Mustafa, sipas zakonit të liderit të VV-së, përmes videomesazhit, le shije të keqe duke i'a mbyllur dyertë LDK-së për një koalicion qeverisës dhe një qeverisje të shpresës të votuar nga Sovrani me 6 tetor 2019. Nonsens !

Refuzimi i ofertes & kushteve të LDK-së për një partneritet qeverisës dhe balansim të përgjegjësive në qeverisjën e vendit, me arsyetimin se kjo e fundit nuk ka derguar në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, ofertën e VV-së, e cila sipas z.Kurti ishte imediate të shkoj dhe t'marrë vendimin pozitiv për ofertën "bujare" të fituesit "absolut" të zgjedhjeve dhe si kundërpërgjigje i ofronë VV-së, ofertën e 6 janarit në stilin ; merre ose lere, dytyronë VV-në, ta lë dhe t'mos bije pre e "kushtëzimit" të "humbësit" (LDK-së) kundrejtë "fituesit absolut" (LVV-në) !

- Dorën në zëmër, oferta e fundit e LDK-së për VV-në, ishte devalvim i skajshëm i peshës së LDK-së, në ndarjën e përgjegjësive qeverisëse n'partneritet më VV-në e Kurtit, duke hjekë dorë nga ajo paraprake në të cilen LDK-së i takonte pozita e Kryeperlamentarit dhe Presidentit në këmbim të pozitës së Kryemnistrit të rezervuar për LVV-në si fituese relative e zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe kjo e fundit parashihte poziten e Kryeparlamentarit për LDK-në, deri në zgjedhjen e Presidentit të vendit nga radhet e LDK-së, dhe kthimin e asaj pozite (Kryeparlamentarin) VV-së. - Ky ishte pamedyshje kompromisi i skajshëm i LDK-së, për formimin e institucioneve të vendit, konform vullnetit të Sovranit për ndryshim, dhe lërjën n'opozitë të PAN-it dhe qeverisjës mafio-kriminale në dëm të vendit.

- Përkundër këtij fakti, sot LVV-ja përmes kreut të saj, z.Kurti, i tha JO, LDK-së dhe z.Mustafa, i tha JO Qeverisë së shpresës, duke i thënë JO, bashkpunimit n'partneritet LDK-së. Propozimi i z.Kurti për mandatar nga ana e LVV-së, pa marveshje koalicioni me LDK-në, njësoj sikur n'rastin e Kryeparlamentarit, është edhe një hap i njëanshëm i VV-së përmes të cilit kjo Levizje shfaqë hapur arrogancën, papjekurinë politike dhe papërgjegjësinë absolute kundrejt interesit nacional-shtetëror të Kosovës.

Mbajtja për vete e dy pozicioneve kushtetuese, pra e Kryeparlamentarit dhe Kryemnistrit në mënyrë arbitrare dhe lërja e pozitës së Presidentit, si post të diskutueshëm dhe jo apriori si e drejtë e partnerit të koalicionit, LDK-së, tregon qartë dhe fuqishëm, se VV-ja e do pushtetin absolut qeverisës mbi institucionet e vendit dhe këtë të fundit e sheh si pronë dhe vetën pronar të saj, me çrast ; i mbyllë derën LDK-së, Qeverisë së shpresës dhe vetë vullnetit të Sovranit. - Sot VV-ja në vend të reflektimit, me një dorëheqje të Kryeparlamentarit, hap ky i cili ishte imediat për hapin pasues, atë të marveshjes për Presidentin i cili i takonte LDK-së, LVV-ja zgjodhi hapin ekstrem dhe absurd ; bëri atë që i mbyllë dyertë me hekur LDK-së për çfarëdo alternative & solucioni përafrimi dhe bashkpunimi sot dhe neser. Sot, z.Kurti dhe LVV-ja doli hapur kundër LDK-së dhe Kosovës !

Mëndësia meskine dhe logjika makiavelliste e shtyrjës para të egos për pushtet absolut dhe maksimalizim e kapitalizim të një fitoreje relative përballë një LDK-je të përgjegjshme dhe të promovuar në t'gjitha fazat kruciale të çlirimit, pavarësimit dhe shtetndertimit të vendit, nxjerrë në dritë ë diellit ; jo vetëm tëndencën e xhveshur për dominim, por edhe rrezikun real nga një strukturë n'horizont për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës. LDK-ja, si aset nacional duhet të parandaloj dhe jo vetëm të qartësoj gjendjën në të cilën ndodhet fati i kombit dhe atdheut, rrezik ky i cili i kanoset duke zëvendësuar kapësit e vjetër të shtetit (PAN-Serbinë) me LVV-në, anarkiste dhe tanimë autokratike, alias, jo-demokratike. Marrëveshja e keqe për LDK-në, e dëmshme për Kosovën. LDK-ja, deri me tani, "organ" metabolizmi politik në organizimin shtetëror të Republikës së Kosovës ; n'pozitë & n'opozitë, duhet të shmangë dhe evitojë me çdo çmim një marrëveshje të keqe & dëmshme qeverisëse me një LVV, t'pabesë, nehiliste dhe infatile.

Sjellja uzurpuese, përvetësuese dhe gllabëruese e VV-së në kapjen e e tre pozioneve kryesore kushtetuese n'raport me LDK-në si partner potencial koalicioni, është shqetësuese dhe për LDK-në, bënë detyrimin e ngritjës së alarmit nga një rrezik i real i rrëshqitjës së vendit në një diktaturë të papresedan. - Z.Kurti dhe Levizja që ai drejton, nuk njeh dhe nuk respekton normat dhe vlerat e demokracisë parlemantare europërendimore dhe transatlantike, përkundrazi ; kultovojnë dhe promovojnë kulturë të kundërt, atë lindore, despotiste dhe diktatoriale, për çfarë shënjat janë të qarta. LDK t'rri n'shtratin e vet ; të mbajë & t'ruajë sikur sytë ballit, tre postulatet kapitale të saja që në ngjizje si Lidhje Demokratike e Kosovës ; Liri, Pavarësi, Demokraci. Pushtetet ndërrojnë, por Atdheu mbetët përherë & përjetësisht, dhe LDK-ja duhet dhe do mbetet n'sherbim të Tij, fuqishëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat