Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thirrur për sot mbledhjen e radhës të Qeverisë.
Kjo pritet të mbahet nga ora 13:00, më 10 janar është mbajtur mbledhja e kaluar.
Në rend të ditës janë 11 pika të cilat do të shqyrtohen.
Në mesin e pikave që pritet të shqyrtohen në kabinetin qeveritar është edhe programi për reforma në ekonomi për vitin 2020 në kuadër të Ministrisë së Financave.