Flet Lahi Brahimaj, tregon ku ishin Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, Ilir Konushevci e Përparim Krasniqi ditën kur u sulmua familja Jashari

Aktuale

Flet Lahi Brahimaj, tregon ku ishin Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, Ilir Konushevci e Përparim Krasniqi ditën kur u sulmua familja Jashari

Nga: N.Sh Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:31
Fotografi e publikuar nga Lahi Brahimaj

22 vjet më parë, ka ndodhur sulmi i dytë i armatosur i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Këtë ditë e ka kujtuar ish komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj.

Ai ka treguar se si ai së bashku me ushtarë të tjerë sollën armatim në Kosovë për t’i dale në ndihmë familjes Jashari.

Bahimaj i cili publikoi edhe tri fotografi në Facebook, në shkrimin e tij thotë se, ishin në Bajram Curr duke kryer përgatitjet për të hyrë në Kosovë, por pasi dëgjuan lajmin për këtë sulm, ata ndërpren ushtrimet dhe u futën në Kosovë.

Brahimaj tregon se ai së bashku me Rexhep Selimin, Mujë Krasniqin, Ilir Konushevcin e Përparim Krsniqin kanë sjellë armatim.

Image

“Sot 22 vite më parë kishte ndodhur sulmi i dytë në familjen e Jasharajve.

Në atë kohë ne një grup bashkluftetaresh gjindeshim në Bajram Curr në familjen e Besnik Krasniqit (kusheri i afërt i Adrian Krasniqit) duke kryer përgatitjet që të hynim në Kosovë, por me të marrë lajmin e sulmit ndaj familjes emblematike të UÇK-së ne ndërpremë ushtrimet dhe u futëm menjëherë në Kosovë ku së bashku me bashkëluftëtarët, Rexhep Selimi dhe heronjtë Mujë Krasniqi, Ilir Konushevci, Përparim Krasniqi sjellem një sasi të konsiderueshme armatim.

Ajo ditë ishte vetëm një sakrificë më shumë në rrugëtimin e sakrificave për liri, kujtojmë me përulje familjen e Jasharajve dhe të gjithë dëshmorët e kombit. Lavdi”, shkruan Brahimaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Image

Ndryshe, 22 vjet më parë, më 22 janar 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa, ku kishin marrë plagë disa anëtarë të familjes Jashari, ndërsa forcat e armikut ishin detyruar të tërhiqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat