Mësohet arsyeja pse u kërcënua me jetë kryetari Ramiz Lladrovci

Aktuale

Mësohet arsyeja pse u kërcënua me jetë kryetari Ramiz Lladrovci

Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:04
Ramiz Lladrovci

Gjatë ditës së sotme u raportua se kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë kërcënime me jetë nga një person i cili më pas është arrestuar.

Se është kërcënuar në rrjetet sociale nga një qytetar e konfirmoi edhe vetë Lladrovci por duke mos dhënë detaje se për çka bëhet fjalë.

“Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social. Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre. Veprimet tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave ju besoj dhe shpreh falënderim për punën dhe angazhimin e tyre”, ka shkruar shkurt  Lladrovci lidhur me rastin.

Mirëpo, Gazeta nga burime brenda Komunës së Drenasit mëson se personi i cili ka kërcënuar kryetarin e kësaj komune është një mësimdhënës. Mësohet se ai e ka kërcënuar kryetarin Lladrovci rreth një konkursi për mësimdhënës.

Personi i cili është arrestuar me pas nga policia pas denoncimit te rastit, kishte shprehur pakënaqësi, pse një konkurs për mësimdhënës ishte shpallur vetëm si konkurs i brendshëm, që lejonte të konkurronin vetëm mësimdhënësit që janë të angazhuar në shkollat e Drenasit. Pra, personi në fjalë kërkonte që të ketë të drejtë të drejtë edhe ai të konkurrojë, por pasi në këtë formë e kishte të pamundur ngase nuk ishte mësimdhënëse aktiv, ka vendosur që të shfrytëzojë rrjetin social Facebook për t’i çuar “selame” kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe tashmë policia ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat