A u morën vesh mbrëmë VV e LDK për koalicionin? - Bota Sot
A u morën vesh mbrëmë VV e LDK për koalicionin?

Aktuale

A u morën vesh mbrëmë VV e LDK për koalicionin?

Më: 25 janar 2020 Në ora: 18:58
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Mbrëmë, larg syrit të mediave, në periferi të Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti me Glauk Konjufcën e Besnik Bislimin u takuan me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe zyrtarët tjerë të LDK-së, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Avduallah Hoti dhe Kujtim Shala.

Burime brenda takimit, tregojnë se takimi i mbrëmshëm ishte i pasuksesshëm dhe se nuk pati përafrime.

Dy palët nuk kanë arritur as mbrëmë të gjejnë gjuhën e përbashkët për një marrëveshje.

Gjatë ditës së sotshme u prit një takim tjetër, por një zyrtar i lartë i LDK-së tha se nuk do të ketë takim sonte. Albin Kurti ka kohë deri me 4 shkurt që të krijoj një koalicion shumicë në Kuvendin e Kosovës nëse e ka ndërmend të zgjidhet kryeministër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat