Asistentja e Vjosa Osmanit publikon një intervistë të Driton Selmanajt, ja çfarë thotë për deputetin e LDK-së

Aktuale

Asistentja e Vjosa Osmanit publikon një intervistë të Driton Selmanajt, ja çfarë thotë për deputetin e LDK-së

Nga: N.H Më: 28 janar 2020 Në ora: 19:46
Driton Selmanaj, Lumir Abdixhiku, dhe Vjosa Osmani

Egnesa Vitia, asistente e Vjosa Osmanit, ka bërë një koment të shkurtër në profilin e saj në Facebook, me që rast edhe ka publikuar një video-intervistë të realizuar në vitin 2017 të Driton Selmanajt.

Në këtë intervistë, Selmanaj kishte deklaruar se, “Nëse LDK shkon në koalicion me PDK unë do të largohem nga LDK”.

Vitia thotë se me këtë deklaratë, Selmanaj dikur kishte menduar sikurse Vjosa Osmani, dhe jo si partia.

Kujtojmë se u raportua se Driton Selmanaj ka kritikuar në një intervistë  ashpër Vjosa Osmanin për të cilën ka deklaruar edhe se është model i gabuar i vendimmarrjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat