Qeveria nuk e miraton kërkesën e Telekomit për 5 milionë euro

Aktuale

Qeveria nuk e miraton kërkesën e Telekomit për 5 milionë euro

Më: 29 janar 2020 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme shqyrtoi kërkesën e bordit të Telekomit të Kosovës për ndarjen e 5 milionë eurove.

Arsye për kërkesën e kësaj vlere ishte që të parandalohej falimentimi i Telekomit të Kosovës.

Mirëpo me ndërhyrjen e ministrit në detyrë të Financave, Lulëzim Rafuna, është kërkuar të shtyhet për një mbledhje të radhës kjo kërkesës.

“Nuk mund të ndahen mjete për Telekomin e Kosovës pa miratim të buxhetit ose nga 1 e 12 e buxhetit 2019”, tha Rafuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat