Borrell: Emisari i posaçëm për dialog do të dihet në mars

Aktuale

Borrell: Emisari i posaçëm për dialog do të dihet në mars

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 09:40
Joseph Borrell

Shefi i diplomacisë së BE Joseph Borrell ka deklaruar se propozimi për emërimin e emisarit të posaçëm për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë do të përgatitet deri në takimin e Këshillit të BE në mars.

“Propozimi ende nuk është gati. Janë kërkuar përgatitjet rreth mandatit dhe formaliteteve tjera. Nuk do të mund të dalim me këtë nesër (në takimin e këshillit të ministrave të jashtëm të BE), por me siguri kjo do bëhet për takimin e ardhshëm të Këshillit të BE”, ka thënë mbrëmë Borrell.

Duke shkuar në darkë pune me liderët e BE dhe të Ballkanit Perëndimorë në Bruksel, Borrell ka vlerësuar se ky takim paraqet edhe një hap për perspektivën e BE për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka përmendur se për rajon është biseduar edhe në Konferencën e Sigurisë në Munih, dhe se për Ballkanin Perëndimor do të bisedohet edhe në takimin e këshillit të ministrave të jashtëm të BE të cilët takohen sot në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat