Vela reagon ndaj PDK-së: Po e zbuloni flamurin dhe betimin e UÇK-së vetëm tani në opozitë - Bota Sot
Vela reagon ndaj PDK-së: Po e zbuloni flamurin dhe betimin e UÇK-së vetëm tani në opozitë

Aktuale

Vela reagon ndaj PDK-së: Po e zbuloni flamurin dhe betimin e UÇK-së vetëm tani në opozitë

Nga: G.B Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 19:20
Vendosja e flamurit të UÇK-së nga PDK-ja në seancën solemne të Kuvendit

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka reaguar ndaj PDK-së, në lidhje me flamurin e UÇK-së që e kanë vendosur në Kuvend gjatë seancës së sotme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se PDK po e rizbulon flamurin dhe betimin e UÇK-së vetëm kur janë në opozitë, pasi kur ishin në pushtet, e zëvendësoi logon e saj të vjetër me motive të UÇK-së me identitet të ri “evropian”, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

PDK e “(ri)zbulon” flamurin dhe betimin e UÇK-se vetem kur jane ne opozite.

Kur ishte ne pushtet, PDK e zevendesoj logon e saj te vjeter me motive te UÇK-se me identitet te ri “evropian”. Kaq per konsistencen e tyre “patriotike”!

Sa me pare qe PDK tejkalon kete faze te “pubertetit patriotik” e merren me problemet e qytetareve, aq me efikas do te jene si parti opozitare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat