Mustafa reagon për sulmin ndaj Hotit

Aktuale

Mustafa reagon për sulmin ndaj Hotit

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:27
Besian Mustafa

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se sulme të tilla tregojnë ligësinë e akterëve dhe urdhëruesve të tyre, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sulmet ndaj zëvendëskryeministrit Hoti nuk zgjidhin asgjë, veçse tregojnë ligësinë e akterëve dhe urdhëruesve të tyre. Kosova ka parë mjaft dhunë, tani është koha për punë! Sfidat dhe mundësitë e mëdha me të cilat po ballafaqohemi si shtet këto vitet e fundit nuk zgjidhen përmes sulmeve fizike, por përmes bashkëpunimit të brendshëm të spektrit politik kosovar dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë që na ndihmuan të jemi sot këtu ku jemi. Bashkë me SHBA-në dhe BE-në, që po angazhojnë tërë fuqitë e tyre ta ndihmojnë Kosovën, do të përmbyllim edhe këto procese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat