Flet zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, zbulon ‘skenarin’ e frikshëm pas sulmit ndaj Avdullah Hotit

Aktuale

Flet zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, zbulon ‘skenarin’ e frikshëm pas sulmit ndaj Avdullah Hotit

Nga: N.H Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:28
Avdullah Hoti

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të atyre që e ndërlidhen partinë e tij në sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Hoti.

Sipas Manxhukës, ky sulm ka për skenar futjen e pykës për koalicionin e shpresës, LDK-LVV, përcjell “Bota sot”.

Manxhuka thekson se tashmë dihet qasje e tyre për taksën dhe reciprocitetin, dhe se sipas tij, nuk ka asgjë tw paqartë këtu.

Ja shkrimi i tij:

Nderlidhja e VV-se ne sulmin me veze ndaj zv.kryeministrit Hoti eshte tendence dashakeqe qe per qellim ka futjen e pykes per koalicionin e shpreses.

Koalicion te cilin qytetaret e vendosen ne zgjedhjet e 6 tetorit. Ne anen tjeter mirefilli dihen qasjet tona karshi takses dhe reciprocitetit dhe nuk ka asgje te paqarte ketu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat