Kryeministri Kurti emëron Ismet Beqirin zëvendësministër të Kulturës - Bota Sot
Kryeministri Kurti emëron Ismet Beqirin zëvendësministër të Kulturës

Aktuale

Kryeministri Kurti emëron Ismet Beqirin zëvendësministër të Kulturës

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:46
Ismet Beqiri dhe Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Ismet Beqirin, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kurti i ka uruar punë të mbarë zëvendësministrit Beqiri.

“Duke i uruar punë të mbarë në detyrën e re, Kryeministri Kurti ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si një prej sektorëve të rëndësishëm në avancimin e politikave në kulturë, rini dhe sport, do të kenë mbështetjen e duhur të Qeverisë në realizimin e objektivave që ndërlidhen me kulturën, sportin e veçanërisht me rininë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat