Osmani: Do t`i trajtojmë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore

Aktuale

Osmani: Do t`i trajtojmë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 13:11
Foto nga takimi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

Me këtë rast kryeparlamentarja Osmani ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit më Bankën Botërore, duke i trajtuar me prioritet të gjitha projektet dhe marrëveshjet e kësaj organizate me institucionet e Kosovës.​

Ndërsa, drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së Kosovës nga ana e Bankës Botërore në disa sfera, ndër të cilat edhe arsimin, shëndetësinë dhe  mjedisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat