NATO deklarohet për marrëveshjen ‘sekrete’ me Thaçin, që ndalon hyrjen e FSK-së në veri - Bota Sot
NATO deklarohet për marrëveshjen ‘sekrete’ me Thaçin, që ndalon hyrjen e FSK-së në veri

Aktuale

NATO deklarohet për marrëveshjen ‘sekrete’ me Thaçin, që ndalon hyrjen e FSK-së në veri

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:20
Ilustrim

NATO ka konfirmuar se ekziston një marrëveshje që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk duhet të lëvizin në pjesën Veriore të vendit pa njoftim paraprak të tyre.

Një zyrtar i NATO-s i ka thënë mediave vendore se çdo lëvizje e FSK-së në pjesën veriore të Kosovës duhet të bëhet me marrëveshje nga Komandanti i KFOR-it.Ky zyrtar i NATO-s tha se aktualisht janë duke rishikuar nivelin e angazhimit të trupave të NATO-s, pas vendimit për tranzicion të FSK-së.

“Misioni i KFOR-t ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për 20 vitet e fundit. Këtë vit, ne shënojmë 20 vjet nga fillimi i KFOR-it. Misioni ynë mbetet i pandryshuar, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. Ne jemi atje për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë. Mandati ynë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë misionin tonë paqeruajtës. Në të njëjtën kohë, pas vendimit për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ne tani po rishikojmë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në. Ky diskutim po vazhdon”, tha ndër të tjera ai, duke refuzuar të përgjigjet në pyetjet se a ka qenë sekrete kjo marrëveshje, dhe në mbi çfarë baze është nënshkruar ajo ndërmjet ish-Kryeministrit Hashim Thaçi dhe NATO-s.

Tutje, NATO ka bërë të ditur se e mbështet rifillimin e dialogut të sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin.

Ndërkaq Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pretendon se presidenti i vendit, Hashim Thaçi sa ishte në krye te qeverisë e kishte fshehur marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013-të.

“Atë ditë nuk kishim një marrëveshje në Bruksel por dy. Ishte një mes ish-kryeminsitrti Thaci dhe Daciq dhe tjetra që ishte zotim I njëanshëm të ish-kryeminsitrit tash President në lidhje me Kosovës që pa dakordim paraprak nuk do shkojë në pjesën veriore të Kosovës pa dakordim me KFOR-in”, tha ai.Po ashtu Kryeministri Kurti në shkresën dërguar kryeparlamentares Osmani, ka deklaruar se pas pranimit zyrtar të detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e Sovranitetit], nenin 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare] dhe nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit].

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat