Syla i reagon Rekës: Ideja jote për daljen e Serbisë në det, ide e vjetër mesjetare serbe

Aktuale

Syla i reagon Rekës: Ideja jote për daljen e Serbisë në det, ide e vjetër mesjetare serbe

Më: 7 mars 2020 Në ora: 21:02
Gazmend Syla

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit të Integrimit Evropian, Blerim Reka, i cili ka thënë se Kosova mund t’ia ofrojë Serbisë korridorin për në Adriatik në negociata, duke ia mundësuar futjen edhe në Shqipëri.

Syla me këtë rast tha se kjo ide i ngjason ideve mesjetare serbe.

“Blerim Reka, ideja jote për daljen e Serbisë në det, i ngjan ëndërrave mesjetare serbe, e i ngjan edhe planeve të Grashaninit. Esat Pasha, pothuajse e realizoi këtë ide, po të mos ishte ndërhyrja austriake”, ka shkruar Syla në Facebook.

“Sikur një ministër minoritar të bënte deklaratë të tillë, tani më do ishte i shkarkuar. Por që një njeri intelektual, që i thotë vetes shqiptar, të flas gjëra të tilla që tejkalojnë apetitet serbe, nuk don koment”, është shprehur ai.

“Ndërsa ti dhe qeveria jote merreni me realizmin e ideve serbomëdha, ne sot me ndezjen e zjarrit në kodër të Vranocit, te vendi ku ranë Fetahu, Muharremi, Ardiani e Islami, (plagë për vdekje mori edhe Salihu ),kujtuam përhapjen e flakëve të lirisë, nga Prekazi, në të gjitha trojet shqiptare. Zjarr që shuajti përgjithmonë ëndërrat e Serbisë së Madhe”, ka shkruar Syla në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat