​Nuk ka kufizim të mallrave Kosovë-Shqipëri

Aktuale

​Nuk ka kufizim të mallrave Kosovë-Shqipëri

Më: 12 mars 2020 Në ora: 15:23
Foto nga takimi

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, gjatë një takimi sot në Ministrinë e Financave, kanë bërë të ditur nuk ka kurrfarë pengese dhe as kufizim sa i përket qarkullimit të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë këtij takimit gjithashtu u diskutua edhe për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në zhvillimin e terminalit doganor të Kosovës në Durrës.

Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë një analizë të zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme në mes dy vendeve, që bien në fushëveprimtarinë e kësaj ministrie, për të shikuar hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen për realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat