Haradinaj: Sot telefonova kryetarët e komunave të Kosovës, së bashku do ta kalojmë këtë situatë

Aktuale

Haradinaj: Sot telefonova kryetarët e komunave të Kosovës, së bashku do ta kalojmë këtë situatë

Më: 17 mars 2020 Në ora: 13:30
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se sot ka zhvilluar biseda me kryetarët e komunave të Kosovës të përkatësive të ndryshme partiake e etnike, si dhe kryetarët e degëve të AAK-së, pas situatës së krijuar me përhapjen e Coronaviursit COVID-19.

Haradinaj ka thënë se nga bisedat me ta, ka kuptuar se janë të mobilizuar dhe falënderues për bashkëpunimin e qytetarëve si dhe institucioneve të tjera relevante.

“Ata u shprehen se janë të mobilizuar dhe falënderues për kujdesin e qytetareve, personelit mjekësor, Ushtrisë, Policisë së Kosovës dhe shtabeve emergjente, që janë në vijën e parë të frontit! Shqetësim i tyre mbetet se ka mungesë nga lista esenciale e barërave deri te mjetet elementare, për të pajisur Spitalet Regjionale dhe QKMF-të! Kërkesë kishte sidomos për furnizim me barëra esenciale, maska e mjete tjera mbrojtëse, dezinfektim të hapësirave publike dhe pako ushqimore për skamnorët”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se duhet të gjithë të qëndrojnë bashkë për ta kaluar këtë situatë.

“Do të mbetemi në gjendje gatishmërie, në përkrahje të njëri-tjetrit. Të bashkuar e kalojmë këtë gjendje!”, ka theksuar në fund kryetari i AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat