Thirrja e Britanisë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti

Aktuale

Thirrja e Britanisë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti

Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:33
Ambasadori britanik në Kosovë Nicholas Abbot

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta e vendit pas votimit të mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Në një komunikatë të lëshuar në orët e hershme të mbrëmjes së të enjtës, kërkohet që mbrojtja e popullit të Kosovës të jetë parësorë në kohën kur është përhapur pandemia.

‘’Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet. Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë prioriteti i parë i qeverisë së re ose qeverisë në detyrë.’’, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat