Haradinaj e quajti "budalla", kjo është përgjigjja e Agim Bahtirit

Aktuale

Haradinaj e quajti "budalla", kjo është përgjigjja e Agim Bahtirit

Më: 30 mars 2020 Në ora: 22:19
Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur pas reagimeve të shumta që erdhen pas deklaratës së tij se “në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje”.

Bahtiri në një prononcim, i pyetur për deklaratën e ish-kryeministrit Haradinaj ku ky i fundit e quajti budalla të parin e Mitrovicës, ka thënë se nuk merret me komente të askujt.

“Nuk merrem me komente të kërkujt”, ka thënë shkurt Bahtiri.

Tutje, ai ka refuzuar të flas për intervistimin e tij nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar gjatë ditës se sot është intervistuar Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Bahtiri është lëshuar në procedurë të rregullt.

Bahtiri më vonë ka tërhequr deklaratën e tij duke thënë se në asnjë rast nuk ka bërë thirrje për vëllavrasje.

“Në asnjë kontekst nuk kam bërë thirrje për vëllavrasje. Është e turpshme të thuhet ashtu. Nuk kam thirrur për vëllavrasje. Unë kam krijuar paqe në Mitrovicë dhe gjithkund ku kam shkuar. Gjithmonë kam ftuar për paqe. Jam i paqes”, ka thënë Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat