​Hoxhaj: Reciprociteti dëmton Kosovën dhe do ta bëjë Serbinë të duket viktimë

Aktuale

​Hoxhaj: Reciprociteti dëmton Kosovën dhe do ta bëjë Serbinë të duket viktimë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 19:35
Enver Hoxhaj

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka akuzuar Qeverinë në detyrë se me heqjen e taksës 100 për qind ka dëmtuar Kosovën në raport me Serbinë.

Në një shkrim në Facebook, Hoxhaj thotë se heqja e taksës nga ana e kryeministrit në detyrë Albin Kurti nuk sjell asnjë përfitim për Kosovën, me përjashtim të plotësimit të egos së Kurtit dhe krijimit të një situate të rreme në skenën politike në vend të cilën ai synon ta abuzojë politikisht.

Kryeministri dhe qeveria e vetë-dorëzuar përballë sfidave dhe e shkarkuar nga papërgjegjësia e saj, e largoi taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky vendim është marr me paqartësi politike, pa koordinim me aleatët strategjikë dhe pa ndonjë përfitim ndërkombëtar për Kosovën.

Ideja fillestare e taksës ishte që Serbia të ndalonte fushatën kundër njohjes së Kosovës. Një kushtëzim i tillë nu k është se nuk e kishte përkrahjen amerikane.

Albin Kurti, që nga formimi i qeverisë së re e deri një javë më parë, ka ngurruar të heqë taksën në koordinim me Uashingtonin.

Në vend të kësaj ai provokoi me dashje një krizë politike artificiale që rezultoi më shkarkimin e tij. Vendimin që mori dje në terr të natës dhe në terr të përgjegjësisë për heqjen e taksës, e shoh si provokim, tani në raport me aleatët tanë dhe me të gjitha forcat politike parlamentare në Kosovë.

Një vendim i tillë nuk sjell asgjë në aspektin politik dhe ndërkombëtar për Kosovën, përveç plotësimit të egos së z. Kurti dhe krijimit të një situate të rreme në skenën politike në vend të cilën ai synon ta abuzojë politikisht. Ai mori një vendim politik nga i cili nuk ka fituar asgjë Kosova.

Ai hoqi dorë pa rezultat nga taksa dhe pa koordinim me amerikanët. As nuk e ndali fushatën e Serbisë kundër njohjes së Kosovës, as nuk arriti anëtarësimin në ndonjë organizatë ndërkombëtare dhe asnjë përkushtim nuk e nxori për marrjen e liberalizimit të vizave.

Albin Kurti premtoi të vendosë një reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Por ai nuk e bëri këtë. Ai aplikoi një lloj gjysmë reciprociteti të paqartë dhe fiktiv që vetëm do të dëmtojë Kosovën ndërkombëtarisht dhe do ta bëjë Serbinë të duket viktimë.

Pjekuria politike e një qeverie nuk matet me fjalë të forta dhe pëlqime në rrjete sociale.

Ajo ka të bëjë me aftësinë dhe mënyrën për të zgjidhur çështje të caktuara në interes të vendit. Kur situata politike është e ndërlikuar, nuk është në rregull që qeveria e shkarkuar ta komplikojë atë edhe më tej. Por, kjo po ndodhë! Reciprociteti i rrejshëm dhe gjysmak nuk i sjell asgjë Kosovës. Aq më tepër, rrezikon përkrahjen amerikane për Kosovën!

Albin Kurti duhet të ndalë planet e tij egoiste dhe tà « rrezikshme, sidomos në raport me Shtetet e Bashkuara, por edhe me partitë parlamentare në Kosovë. Ato po dëmtojnë pozicionin tonë në bashkësinë ndërkombëtare dhe kohezionin tonë shoqëror dhe demokratik.

Siç kam qenë për heqjen e taksës në fillim, sot jam kundër vendosjes së reciprocitetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat