Këta janë kritikuesit e presidentit Thaçi që e shikuan live intervistën e tij

Aktuale

Këta janë kritikuesit e presidentit Thaçi që e shikuan live intervistën e tij

Më: 1 prill 2020 Në ora: 23:07
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, duket se ka ngjallur interesimin edhe të kritikëve të tij për ta shikuar.

Intervistën e tij, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, marrëdhëniet me ndërkombëtarët, Gjykatën e Hagës e fundin e tij në politikë e kanë shikuar deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, publicisti Veton Surroi, deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci dhe po ashtu deputeti VV-së Liburn Aliu.

Gjithashtu këtë intervistë e ka shikuar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë nga VV, Albulena Haxhiu.

Të gjitha këta emra njihen si kritikues të mëdhenj të presidentit Thaçi, i cili sonte përveç të tjerash tregoi se pasi ta kryej mandatin e presidentit do të largohet nga politika.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat