Thaçi: Albin Kurti një shkelës i Kushtetutës

Aktuale

Thaçi: Albin Kurti një shkelës i Kushtetutës

Më: 6 prill 2020 Në ora: 23:02
Hashim Thaçi e Albin Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për krizën politike në Kosovë. Sipas tij Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës pasi siç ka thënë ai, “kjo e vërtetuar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

“Unë kam kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Edhe në takim të Komitetit të Sigurisë Kombëtare të gjithë ishin pro, ndërsa Kurti kishte një komoditet duke thënë se situata është normale dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”, tha Thaçi.

Thaçi ka thënë se është në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

“Unë jam në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ora policore e shpallur nga qeveria i takon si vendim ta marrë Kuvendi dhe jo vetëm qeveria. Kurti është një kryeministër i shkarkuar. Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, gjë që e verifikoi edhe Gjykata Kushtetuese”,tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat