​56 vjeçari i vdekur nga COVID-19 kishte edhe sëmundje tjera, sot lirohet një 77 vjeçar

Aktuale

​56 vjeçari i vdekur nga COVID-19 kishte edhe sëmundje tjera, sot lirohet një 77 vjeçar

Më: 8 prill 2020 Në ora: 11:36
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj- Berisha dhe mjeku Sali Ahmeti

Klinika Infektive ka dhënë detaje rreth gjendjes së pacientëve që janë të shtrirë në këtë klinikë.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj- Berisha dhe mjeku Sali Ahmeti, në një konferencë për media kanë treguar për gjendjen aktuale të pacientë të shtrirë në Infektive, si pasojë e Covid19.

“Në Klinikën Infektive për momentin i kemi 49 pacientë të cilët janë të spitalizuar dhe janë me Covid pozitiv, prej tyre 40 janë në gjendje stabile, 7 janë në oksogjenterapi, dhe 2 janë në respiratorë. Dje rreth orës 19:40 ka përfunduar me vdekje edhe pacient 56 vjeçar nga Prishtina i cili ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, tha ajo.

Mjeku Sali Ahmeti tha se jam i mirë është se sot do të lirohet një pacient 77 vjeçar.

“Sot një lajm i mirë veçantë është që sot e lirojmë rastin zero, rastin e parë të hospitalizu ar, një pacient 77 vjeçar i cili ka pasur sëmundje kronike të mëhershme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat