Nuk mungon as Xhelal Sveçla, jep gjysmën e pagës për luftimin e Covid-19

Aktuale

Nuk mungon as Xhelal Sveçla, jep gjysmën e pagës për luftimin e Covid-19

Më: 17 prill 2020 Në ora: 15:00
Albin Kurti

Nismës së Kryeministrit Albin Kurti për të ndarë gjysmën e pagës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, i është bashkuar edhe Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka njoftuar se do të ndaj gjysmën e pagës së tij, derisa ka bërë thirrje që kjo iniciativë të përkrahet.

“Sot, kur të gjithë zgjohemi nga gjumi me presionin më të theksuar të luftimit për mbijetesë, duhet të ndihmojmë me aq sa mundemi për të përballuar këtë gjendje bashkë. Në qëllim të kësaj, unë do i bashkëngjitëm nismës së Kryeministrit dhe të ndaj gjysmën e pagës time për parandalimin e COVID-19”, ka shkruar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat