Mjekët kanë zbuluar edhe simptoma tjera të Covid-19

Aktuale

Mjekët kanë zbuluar edhe simptoma tjera të Covid-19

Nga: F. B. Më: 24 prill 2020 Në ora: 10:08
Ilustrim

Mjekët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë punës në hulumtimin e simptomave të personave të prekur nga virusi Corona kanë zbuluar edhe një simptomë të re tek të sëmurit, që manifestohet me ndryshime e skuqje të gishtave të këmbëve, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Covid-19 tek personi i prekur janë të skuqur, sikurse pas ekspozimit në të ftohtë shkruan Dayly Herald.

Simptomë i fundit që patën konstatuar mjekët nga personat e prekur ishte ai i koagulimit të gjakut që kanë vërejtur mjekët e specializimeve të ndryshme dhe fushave të ndryshme, që ndër të tjera mund të shkaktojë edhe goditje në tru.

Ditë më parë së bashku edhe me pacientët është konstatuar simptoma e re, që mbetet të konfirmohet dhe bëhet fjalë për lloj lëvizje apo shushurime nëpër trup, që mund të konsiderohet si faza e fundit e luftimit të virusit.

Simptomat e tjera që për shumë të prekur ishin vdekjeprurëse janë potencuar edhe ethet, dhembjet, frymëmarrjen e vështirësuar, kollen e thatë, që tek disa nuk nxisin as simptomën më të vogël.

Mjekët amerikanë thuhet në tekst kanë evidentuar edhe simptoma neurologjike, si marramendje dhe dhembje koke dhe mungesë të koordinimit te lëvizjeve, si ecjes edhe ngritjes së sendeve.

Ky mos-koordinim mund të ndikoj edhe në komunikim, lëvizje të syve edhe aftësinë e gëlltitjes.

Deri më tani në gjithë botën janë mbi 2,7 milionë njerëz të prekur ndërsa nga prekja me virusin Corona kanë vdekur mbi 190 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat