Ish-deputeti i LVV-së ia kërkon Kurtit shkarkimin e këshilltarit Shkëlzen Gashi

Aktuale

Ish-deputeti i LVV-së ia kërkon Kurtit shkarkimin e këshilltarit Shkëlzen Gashi

Më: 24 prill 2020 Në ora: 21:27
Lëvzja Vetëvendosje

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka reaguar ndaj deklaratave Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit. Gashi kishte akuzuar publikisht Ushtrinë Clirimtare të Kosovës se ka kryer krime lufte.

Durmishi luti Kurtin ta shkarkojë Gashin sonte, duke thënë se ky i fundit nuk bëhet njëri.

“Albin Kurti të lutem, ama sinqerisht të lutem! Shkarkoje Shkëlzen Gashin menjëherë sonte.
Shkëlzen Gashi kurr nuk bëhet njeri.
Ai i tillë si sonte ka qenë edhe në vitin 2005, dhe kjo ka qenë arsyeja pse është larguar nga Lëvizja.”, shkruan Durmishi.

Gjithashtu, edhe kandidatja për deputete nga radhët e VV’së, Mimoza Shala, reagoi duke kërkuar shkarkimin e Gashit.

Përvec këtyre, ka reaguar edhe kryetari i OVL UCK’së, Hysni Gucati, duke thënë se Gashi po e bën avokatin e Serbisë.

Gjithashtu, edhe Andin Hoti, djali i atdhetarit Ukshin Hoti, reagoi ndaj tij duke e quajtur Gashin “zagar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat