Gjinovci i reagon Pallaskës: Nacionalizmi është streha e fundit e horrave

Aktuale

Gjinovci i reagon Pallaskës: Nacionalizmi është streha e fundit e horrave

Nga: A.M. Më: 1 maj 2020 Në ora: 13:51
Dastid Pallaska

Rron Gjinovci nga shoqëria civile i ka reaguar avokati, Dastid Pallaska, i cili ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka cituar Kushtetutën e Serbisë në padinë e bërë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

 Gjinovci në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se Pallaska nuk paska qenë në gjendje asnjë fjali me thanë për argumentet e ofruara, përveçse me luajt me kartën nacionaliste.

Postimi i plotë:

Avokati i diskreditum i cili nga njeri muaj ne tjetrin i ndrron radikalisht mendimet "profesionale", nuk paska qene ne gjendje asnje fjali me thane per argumentet e ofrume, pervecse me lujt me karten nacionaliste. Eshte thane tashme qe nacionalizmi eshte streha e fundit e horrave.
Nderkohe ni dokument super profesional si dokumenti ne fjale, ka bere krahasim me shume kushtetuta te vendeve qe kane ose qe nuk kane rregullim te ngjashem kushtetues me neve, per me tregu linjen e logjikes se argumenteve per shpalljen e zgjedhjeve pas mocionit apo per te kunderten. Por avokati i diskreditum nuk i din kto sepse lamia e tij e studimeve nuk eshte fare e drejta kushtetuse (constitutional laë), por e drejta biznesore qe merret me hartimin e kontratave ?‍♂️

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat