Konjufca nga Shtëpia Muze e Ukshin Hotit: Fati i udhërrëfyesit duhet të ndriçohet

Aktuale

Konjufca nga Shtëpia Muze e Ukshin Hotit: Fati i udhërrëfyesit duhet të ndriçohet

Më: 16 maj 2020 Në ora: 22:16
Glauk Konjufca

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka vizituar Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit, për të cilin tha se është një intelektual i përmasave europiane dhe udhërrëfyes për shqiptarët.

Për Konjufcën, Hoti është figura që i tejkalon përmasat e kohës së vet, e krahasueshme me ideologët dhe me mendimtarët themelues të kombit.

“Sot vizitova Shtëpinë Muze të veprimtarit dhe të ideologut të çështjes shqiptare Ukshin Hoti. Veprimtaria e tij atdhetare dhe mendimi i tij politik kombëtar janë udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm në rrugën e idealit të bashkimit kombëtar. Ukshin Hoti është figurë, që i tejkalon përmasat e kohës së vet, e krahasueshme me ideologët dhe me mendimtarët themelues të kombit. Dija e ideve të tij e bën atë intelektual të përmasave europiane e më gjerë. Fati i zhdukjes së tij duhet të ndriçohet, kurse kriminelët të vihen para drejtësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat