Thaçi do të jep dorëheqje, Vjosa Osmani në vend të tij, e Vetëvendosje do ti fitoj zgjedhjet - Bota Sot
Thaçi do të jep dorëheqje, Vjosa Osmani në vend të tij, e Vetëvendosje do ti fitoj zgjedhjet

Aktuale

Thaçi do të jep dorëheqje, Vjosa Osmani në vend të tij, e Vetëvendosje do ti fitoj zgjedhjet

Nga: A. J Më: 22 maj 2020 Në ora: 20:33
Vjosa Osmani, Albin Kurti

Analisti politik Petrit Zogaj përmes një postimi në facebook ka treguar se si mund të rrjedhin gjerat pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij nëse kushtetuesja thotë që dekreti i presidentit është jo-kushtetues atëherë i bie që presidenti e ka shkel Kushtetutën.

Zogaj ka thënë se ushtruese e presidentit nëse ai jep dorëheqje mund të jetë Vjosa Osmani.

Po ashtu ai ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje do ti fitojnë zgjedhjet bindshëm.

Postimi i plotë:

1. Nese Gjykata thote qe dekreti i Presidentit eshte jo-kushtetues, me fjale tjera, Presidenti e ka shkele Kushtetuten.

2. Për pasoje, Presidentit i behet presion me dhene doreheqje dhe ai jep.

3. Ushtruese e Presidentit behet Vjosa.

4. Vjosa nuk dekreton nje njeri nga LDK.

5. LDK percahet si fillim.

6. Albini mbetet KM ne detyre deri ne detyre deri ne zgjedhje.

7. Albini dhe LV i fitojne zgjedhjet bindshem.

8. Vjosa e fiton LDK bindshem dhe e bashkom kete partine.

9. PDK mbetet pa kauze dhe pa president.

10. AAK dhe Nisma ne lufte me prag, si zakonisht 🙂

A po i bjen qe skenari ka qene ne LDK per me e largu Thacin nga skena, e Thaci nuk e ka mendu kete version hic 😛

Nejse, s’ndodh ky skenar, ne cfaredo situate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat