Veseli uron Fitër Bajramin, publikon foto nga xhamia

Aktuale

Veseli uron Fitër Bajramin, publikon foto nga xhamia

Më: 24 maj 2020 Në ora: 10:21
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Veseli ka publikuar një fotografi arkiv nga xhamia duke thënë se festa e Bajramit këtë vit nuk është e zakonshme.

” Për ketë vit, festa e Bajramit nuk është e zakonshme. Lufta kundër koronavirusit ka ndikuar qe shumë besimtarë gjatë muajit të agjërimit të heqin dorë nga shkuarja në xhami. Shpreh mirënjohjen për kujdesin që keni treguar në respektimin e masave parandaluese”, shkruan Veseli.

Postimi i plotë:

Të gjithë shqiptarëve të besimit islam, gëzuar festa e Bajramit!

Kjo festë ka vlerë të jashtëzakonshme, sidomos për ata që muajin e shenjtë të Ramazanit e kaluan në agjërim dhe adhurime. Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat e mira!

Me këtë rast, po postoj edhe këtë foto të bërë vjet tek xhamia e Mlikës në Dragash, e cila është ndërtuar në 1289 dhe konsiderohet si xhamia e parë në Ballkan. Ky monument, është dëshmi se tradita islame e popullit tonë, është shumë e hershme dhe e pasur.

Për ketë vit, festa e Bajramit nuk është e zakonshme. Lufta kundër koronavirusit ka ndikuar qe shumë besimtarë gjatë muajit të agjërimit të heqin dorë nga shkuarja në xhami. Shpreh mirënjohjen për kujdesin që keni treguar në respektimin e masave parandaluese.

Këto masa nuk e zhbëjnë aspak vlerën e kësaj feste dhe gëzimin që ajo sjell në familjet tona. Prandaj, ju lutem, vazhdoni t’i respektoni udhëzimet nga IKSHPK-së dhe BIK-ut edhe gjatë kremtimit të festës së Bajramit sepse vetëm kështu mund ta mposhtim këtë virus dhe të kthemi shpejt në normalitet.

Zoti ju bekoftë juve e familjet tuaja në këtë ditë feste!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat