Hoti: Marr obligim që shumë shpejt ta publikoj marrëveshjen me Listën Serbe

Aktuale

Hoti: Marr obligim që shumë shpejt ta publikoj marrëveshjen me Listën Serbe

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 20:17
Avdullah Hoti

I dekretuari i LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti ka premtuar se do të bëjë publike marrëveshjen me Listën Serbe.

“Çështja e marrëveshjes me Listën Serbe është e ndërtuar mbi bazat e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe në bazë të praktikave që janë lidhur gjithmonë marrëveshje me Listën Serbe dhe me partitë tjera të komuniteteve jo shumicë”, ka deklaruar Hoti në konferencën për media të mbajtur së bashku me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Hoti ka vijuar më tej së një marrëveshje e tillë do të publikohet shumë shpejt.

“Unë marr obligim që shumë shpejt do ta bëjë publike atë marrëveshje”, tha ai.

Ai ka thënë se secila parti e koalicionit do të mbajë konferencë në vete ku do t’i bëjnë publike emrat e ministrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat